Telegrafi

Qeveria vendos që mësimdhënësve t’u paguajë përvojën e punës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjithë mësimdhënësve të Kosovë të fillojë t’u paguhet 0.5 përqindëshi për përvojën e punës.

Kjo edhe ka qenë njëra ndër arsyet e protestave të mëhershme nga punëtorët e arsimit.

Vendimin e ka bërë të ditur në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.

Ky i fundit në orën 15 do të ketë një konferencë për media së bashku me përfaqësuesit e SBASHK-ut, të cilët kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme për të hënën.

Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar propozimi i ministrit të Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci për shpronësimin e tokave afër aeroportit “Adem Jashari”. Ky shpronësim do të kushtojë 2.6 milionë euro.

Qeveria ka emëruar Osman Shahinin sekretar të përgjithshëm të Ministrisë së Diasporës si dhe drejtore e përgjithshme të Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Refiqe Shuqevcin. /Telegrafi/