Site icon Telegrafi

Qeveria ua jep hua mbi 34 milionë euro KOSTT-it dhe Telekomit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar tri vendime.

Në këtë mbledhje elektronike janë miratuar në parim kërkesat e ndërmarrjeve publike për huamarrje deri në 34 milionë e 275 mijë euro.

Për ndërmarrjen publike KOSTT është aprovuar vlera e huamarrjes deri në 26 milionë e 500 mijë euro ndërkaq për Telekomin e Kosovës, 7 milionë e 775 mijë euro.

Kujtojmë humbjet e shkaktuara në veri të Kosovës për vitin 2021 ishin 41 milionë euro, nga të cilat 33 milionë euro u mbuluan nga buxheti i KOSTT-it.

Derisa në një takim me Bordin e Telekomit që kryeministri Kurti kishte pasur në fillim të këtij viti ai ka premtuar se Telekomi do të nxirret nga kriza dhe do të vendoset në binarët e zhvillimit për të mirën e qytetarëve të Republikës si konsumatorë dhe të shtetit të Kosovës./Telegrafi/

 

Exit mobile version