Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) propozon që Qeveria të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për shkak të ndotjes ekstreme të ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas zëdhënëses së partisë, Maja Moraçanin, Qeveria në largim duheshte të dëshmojë guxim dhe në prag të dimrit të thërrasë një trup ndër-sektorial nga departamentet e Qytetit të Shkupit, Ministria e Mjedisit dhe të gjitha inspektoriatet dhe institucionet relevante përgjegjëse për Mjedis të themeluar në vitin 2011 vit, të cilat në mënyrë të shpejtë mund të gjej zgjidhje për situatën.
‘Kjo është mundësia e fundit që qytetarët i’a kujtojnë Qeverisë që po largohet që të paktën të bëjë diçka të dobishme për shëndetin e tyre, pse të dhënat për 1200 vdekje dhe humbjet financiare prej 250 milionë euro në vit si rezultat i ndotjes së ajrit janë zhgënjyese’, tha Moraçanin dhe bëri thirrje që masovikisht nesër të dilet në protestë kundër ndotjes së ajrit.
Nga partia thonë se në vitet e fundit sugjeroi publikisht masa afatshkurte dhe afatgjate për t’u marrë me ndotjen. /Telegrafi/