Site icon Telegrafi

Qeveria të mos merr vendime të ngutshme për Telekomin

Gjendja e vështirë në Telekomin e Kosovës, ka bërë që edhe rrugët për zgjedhjen e çështjes së sa të jenë të pakta. Për të dalë Telekomi nga kriza sipas eksperteve të ekonomisë duhet të merren vendime të matura nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka thënë se me dështimin e privatizimi te Telekomit, janë humbur mundësit për zgjedhje të mira.

Sipas tij, të gjitha ndërmarrjet publike duhet të privatizohen.

“Jo vetëm Telekomi, por të gjitha ndërmarrjet publike duhet të kalojnë në kapital privat, përveç investimit të ri financiar do të sillen dhe njohuritë dhe mënyrat e reja të menaxhimit. Nëse këto ndërmarrje vazhdojnë të janë në pronësi të të shtetit dhe në mënyrën se si zgjidhen strukturat menaxhuese të këtyre ndërmarrjeve, atëherë do të kemi dyshime që mund të nxirret vlera më e mirë e këtyre ndërmarrjeve”, tha Zeka.

Bordi i Telekomit sipas tij, duhet të garantoj se cili do të jetë kthimi i mjeteve që investohen në këtë ndërmarrje.

“Në këtë investim duhet ta mbështesim, si tatimpagues duhet të sigurohemi se do të ketë një kthim të mirë dhe të sigurohemi që ajo kredi do të ndihmoj në rritjen e vlerës së kompanisë, por para se ta merr Qeveria një vendim, duhet të konsultohet me të gjitha akterët në vend”, ka thënë Arian Zeka.

Sipas tij, Qeveria nuk duhet të marrë vendime të ngutshme.

“Çfarëdo vendimi tjetër i ngutshëm i Qeverisë ndaj Telekomit, ashtu siç i kemi parë na gjatë muajt e fundit, nuk do të merr mbështetjen e shoqërisë civile, as asociacioneve të biznesit dhe as të ekspertëve, për shkak në fund të fundit nuk mund ta dimë se cila do të jetë transparenca dhe efektet e një vendimi të tillë”, tha Zeka. /Telegrafi/

Exit mobile version