Site icon Telegrafi

Qeveria do të jetë ndërmjetësuese në mes EVN-së dhe qytetarëve që kanë borxhe të vjetra të energjisë elektrike

Qeveria do të jetë ndërmjetësuese në mes EVN-së dhe qytetarëve që kanë borxhe të vjetra të energjisë elektrike deri në vitin 2006, njoftoi sot kryeministrin Zoran Zaev në seancën parlamentare për pyetjet e deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zgjidhja e këtij problemi, siç tha ai, do të ishte sipas shembullit të Kroacisë dhe vendeve tjera për fshirjen e borxheve, por theksoi se kjo do të jetë parimore, pa motivuar borxhe të reja.

“Prokurorët po punojnë, bëhen analizat, borxhet e përgjithshme dhe të vjetra dhe ato të reja që qytetarët kanë janë vlerësuar rreth 440 milionë euro, këto janë shuma të mëdha parash. Sigurisht që mënyrat me të cilat do të punojmë është sipas sistemit të kompensimit”, tha Zaev.

Si shembull, ai thekoi ndërmarrjet publike që kanë kërkesa serioze nga shteti, dhe në të njëjtën kohë, siç tha ai, të gjitha këto ndërmarrje publike kanë procedura shtesë drejtë qytetarëve./Telegrafi/

Exit mobile version