Telegrafi

Qeveria suedeze akuzon: Rusia po e dezinformon botën se ne mbështetim djegien e Kuranit

Ministri suedez i Mbrojtjes Civile, Carl Oskar Bohlin tha sot se vendi është objektiv i një fushate dezinformimi nga “akterë të mbështetur nga Rusia”.

Fushata synon të dëmtojë imazhin e Suedisë duke nënkuptuar se vendi mbështet djegien e Kuranit.

Lexo po ashtu Mori lejen për të djegur Torën dhe Biblën në Stokholm, myslimani zgjodhi të mos përdhoste librat e shenjtë

“Suedia është objektivi i një fushate dezinformimi të mbështetur nga akterët shtetërorë me qëllim të dëmtimit të interesave suedeze dhe qytetarëve suedezë”, tha Oskar Bohlin, raporton reuters.

Ai shtoi se “akterët e mbështetur nga Rusia” po shtojnë numrin e deklaratave të pasakta, si ato që shteti suedez qëndron pas përdhosjes së shkrimeve të shenjta, raporton abcnews.

Lexo po ashtu Siç edhe ishte paralajmëruar, një burrë irakian djeg Kuranin jashtë një xhamie në Stokholm

“Kjo është, natyrisht, krejtësisht e rreme”, theksoi ministri suedez, duke shtuar se fushata synon të krijojë ndarje dhe të dobësojë pozicionin ndërkombëtar të Suedisë.

Ndryshe, autoritetet suedeze kohët e fundit kanë lejuar disa qytetarë të djegien e librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranin. /Telegrafi/