Site icon Telegrafi

“Qeveria shtroi asfalt në tokën që ia fali Malit të Zi” (Video)

Profesori i Gjeografisë dhe deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, sërish ka insistuar që Qeveria nuk duhet ta dërgoi për miratim në versionin aktual demarkacionin me Malin e Zi.

Ai në emisionin “InfoBox”, të RTV Dukagjinit ka potencuar se nëse ka vullnet nga Qeveria e Kosovës, procesi i ri i demarkacionit mund të bëhet brenda 30 ditësh.

Bulliqi gjatë kësaj interviste ka bërë të ditur edhe një detaj të ri në këtë proces.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës gjatë viteve të kaluara ka shtruar asfalt në tokën që sot me demarkacion i takon Malit të Zi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=AUCa01_qCvU&feature=youtu.be

Exit mobile version