Ministri i Brendshëm Taulant Balla, tha sot se qeveria ka miratuar ndryshimet ligjore në sistemin e adresave në Shqipëri.
Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Balla tha se, këto ndryshime konsistojnë në krijimin e një regjistri unik të adresave në Shqipëri, ku çdo banesë, do të ketë numrin unik të tij.
“Një prej vendimeve të Këshillit të Ministrave të sotëm lidhen me ndryshimin e ligjit të sistemin e adresave në Shqipëri. Bëhet fjalë për krijimin më në fund të një regjistri unik të adresave në Shqipëri. Pas miratimit të këtij ligji dhe akteve të tjera nënligjore që do të shoqërojnë këtë paketë, do të kemi një regjistër unik, tek i cili do të referohen të gjitha institucionet. Ndërsa deri tani kemi patur regjistra ankesash në institucione të ndryshme, një te kadastra, një te OSHEE, një tek një institucion tjetër, tashmë do të kemi një regjistër adresash tek Ministria e Brendshme”, tha Balla.
“Çdo banesë, ndërtesë, do të ketë kod unik të pareplikueshëm në bashki të ndryshme”, vijoi Balla. /Telegrafi/