Telegrafi

Qeveria shqiptare krijon shoqëri aksioneve shtetërore për të kryer prokurime publike

Qeveria shqiptare ka vendosur të krijojë një shoqëri aksionare për te kryer procedurat e veçanta për prokurimet publike në emër dhe llogari të kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë.

Agjencia do të mbajë emrin “Operatori i Blerjeve të Përqëndruara” me kapital 100% shtetëror, për ofrimin e shërbimeve të prokurimeve për autoritetet/entet kontraktore, në përputhje me kërkesat e legjislacionit përkatës në fuqi.

Ky vendim është miratuar në mbledhjen e kësaj të enjteje të qeverisë dhe ka ardhur si propozim i dy ministrive, asaj të Brendshme dhe të Financave.

Kapitali fillestar i regjistruar për krijimin e shoqërisë aksionare do të jetë 20 000 000 (njëzet milionë) lekë dhe përballohet nga fondi rezerve i buxhetit të shtetit.

Prokurimet publike nuk do të bëhen më nga ministritë por nga kjo shoqëri.

“Operatori i Blerjeve të Përqëndruara” është organ qendror blerës, misioni i të cilit konsiston në kryerjen e procedurave të përqëndruara te prokurimit për mallra pune, shërbime të fondeve boshtore me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve në varësi të kryeministrit e të ministrave të linjës. /Telegrafi/