Telegrafi

Qeveria rrit subvencionet për nxitje të efikasitetit të energjisë në shtëpi

Rritja totale prej 29.7 milion denarë është rritja e re për programin për promovimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe promovimin e efikasitetit të energjisë në shtëpi për vitin 2019, me çka qeveria sot në seancën e sotme ka rritur subvencionet për 79 milion denarë.

Me ndryshimet parashikohen pesë milion denarë shtesë për subvencione të koleksionistëve diellorë, 14.7 milion denarë për subvencione PVC ose dritare alumini dhe 10 milion denarë shtesë për subvencione të sobave me pelet.

Prej gjithsej 30 milion denarë për sobat me pelet, 15 milion denarë do të ndahen për aplikantët me të ardhura të ulëta (konsumatorë të cenueshëm) dhe do të kenë avantazhin e dhënies së subvencioneve. 15 milion denarët e tjerë do të ndahen në mënyrën e përshkruar në program dhe njoftimin publik./Telegrafi/