Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin me të cilin i propozon Kuvendit të Kosovës të marrë vendim që Pallati i Rinisë të hiqet nga kompetenca e AKP-së dhe t’i kalojë Komunës së Prishtinës.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se vendimi i Qeverisë hap rrugën që Kuvendi ta kalojë Pallatin në kompetencë të komunës së Prishtinës si ndërmarrje lokale.
“Merret vendim që t’i propozohet Kuvendit që ta heq nga kompetenca e AKP-së, Pallatin e Rinisë dhe ta autorizoj Qeverinë që ta regjistroj si ndërmarrje publike lokale, të trajtohet sipas ligjit përkatës për ndërmarrjet publike. Pallati i Rinisë është në gjendje të rëndë, Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që ta merr në kompetencë Pallatin e Rinisë. Vendimi i sotëm i Qeverisë hap rrugën që Kuvendi ta kalojë në kompetencë të Komunës së Prishtinës si ndërmarrje lokale. Pallati i Rinisë ta ketë pronarin siç është Komuna e Prishtinës dhe qytetarët”, tha ai.
Foto: Arkiv