Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka propozuar emrat e dy kandidatëve për anëtarë të Bordit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).
Avni Sahiti dhe Fidane Spahija – Gjikolli janë anëtarët e propozuar për Bord të KRPP-së, shkruan Telegrafi.
Pas miratimit të vendimit nga Qeveria, emrat e tyre do të dërgohen në Kuvend për aprovim.
Po ashtu, në këtë mbledhje kryeministri Albin Kurti bëri ka bërë të ditur se së shpejti do të propozojnë nivelin e pagës minimale në vend.
“Në koordinim me Këshillimin Ekonomik Social së shpejti do të propozojmë nivelin e pagës minimale”, tha Kurti. /Telegrafi/