Site icon Telegrafi

Qeveria i propozon Gjykatës Kushtetuese që të mos e pranon iniciativën e avokatit të Gruveskit

Në seancën e 95-të, Qeveria i propozoj Gjykatës Kushtetuese që të mos e pranoj iniciativën e paraqitur nga Ellenko Millanov nga Shkupi, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë në U.br. 106/2018, për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë të nenit 196 nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 19/2004) dhe nenit 100 paragrafi 2 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.114/2009).

“Qeveria i ka propozuar Gjykatës Kushtetuese që të mos pranojë iniciativën, me qëllim që të parandalojë shmangien e përgjegjësisë për krimet e kryera nga zyrtarë të lartë për të cilët një procedurë është duke u zhvilluar nga Prokuroria Speciale Publike”, deklarojnë nga Qeveria./Telegrafi/

Exit mobile version