Site icon Telegrafi

Qeveria publikon raportin e detajuar për 100-ditëshin e qeverisjes

Foto: Arkiv

Qeveria e Republikës së Kosovës ka publikuar raportin e punës 100-ditëshe të përmbledhur në 52 faqe.

Ky raport paraqet punën gjatë periudhës 23 mars – 1 korrik 2021, nga ana e Qeverisë, e cila është votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 22 mars 2021.

Në raport, sipas qeverisë, paraqiten të arriturat kryesore sipas sektorëve të paraparë me Programin e Qeverisë, rezultatet dhe vendimet e marra gjatë kësaj periudhe.

Raporti fillon me fjalën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me rastin e mbledhjes së 18-të të Qeverisë, përcjell Telegrafi.

Raporti është i konsoliduar dhe përfshinë të arriturat në menaxhimin e pandemisë COVID-19, ringjallja ekonomike, qeverisja, sundimi i ligjit, rendi dhe siguria publike, industria, ndërmarrësia dhe tregtia, bujqësia dhe zhvillimi rural, mjedisi, planifikimi hapësinor dhe infrastruktura, arsimi dhe shkenca, kultura, rinia dhe sporti, politika e Jashtme dhe diaspora, mbrojtja.

Më poshtë gjeni raportin e plotë.

https://kryeministri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2021/07/100DITE_Kthese-drejt-Zhvillimit.pdf

Exit mobile version