Site icon Telegrafi

Qeveria premton themelimin e një fondi emergjent për përmbytjet

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se do të themelohet një fond emergjent për t’i ndihmuar familjet që u preken nga përmbytjet e reshjeve të shiut.

“Do të themelojmë një fond emergjent për t’i dalë në ndihmë familjeve që u dëmtuan nga përmbytjet dhe janë në kushte të vështira”, u shpreh Hoti.

Hoti shtoi se gjendja është e rëndë në disa prej komunave.

“Gjendje e rëndë në shumicën e komunave në Kosovë. Janë shkaktuar dëme të mëdha në prona private dhe shtëpi. Po kujdesemi të intervenojmë aty ku gjendja është më e rëndë”, ka thënë Hoti.
Këto komente Hoti i bëri gjatë vizitës në fshatin Dobroshec të komunës së Drenasit. /Telegrafi/

Exit mobile version