Telegrafi

Qeveria premton mbështetje për egjiptianët

Për nder të ditës së komunitetit Egjiptian, Qeveria e Kosovës organizoi konferencë për media, ku iu dha mundësi të rinjve të këtij komuniteti të vizitojnë edhe këtë institucion më të rëndësishëm në vend.

Kryeministri Isa Mustata tha se do të vazhdojë me mbështetjen e këtij komuniteti si në nevojat kulturore, arsimore dhe në të gjitha sferat e tjera.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi tha se ministria që ai drejton ka bërë ngritjen e asistencës sociale për 25%, që përfitojnë edhe ky komunitet.