Site icon Telegrafi

Qeveria me plan për kompensimin e bujqve për dëmet e të reshurave

Të reshurat kanë shkaktuar dëme gjithandej Kosovës. Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se janë duke punuar për të gjetur një mënyrë qoftë për mbrojtje apo kompensimin e dëmeve të bujqve.

Ai ka përmendur riaktivizimin e sistemit mbrojtës nga breshëri por për këtë duhet marrëveshje me KFOR-in, edhe pse nuk ka kosto të madhe.

“E kemi në interes ta kthejmë sistemin mbrojtës raketor, veprim që nuk do të na mbronte në tërësi por që do evitonte rreziqet diku 70 për qind. Ose sigurimi i parcelave, kulturave. Ky sigurim nuk po i mbulon dëmet nga fatkeqësitë natyrore, nuk ka kompani që ka pranuar ta bëjë këtë ngase dëmi është shumë i lartë. Duhet Qeveria të propozojë një masë, një garanci në rast të këtyre dëmeve. Është edhe një opsion, një Fond për fatkeqësitë natyrore, për dëmet atmosferike të kulturave. Të gjitha këto do i shqyrtojmë me urgjencë. Ministri nuk është prezentë, ju kërkoj falje (Nenad Rikalo), por ministria është funksionale, zëvendësministrat po punojnë”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Shiu dhe breshëri i shkaktuan Rahovecit mbi 5 milionë euro dëme

Haradinaj ka bërë të ditur se do i përfundojnë para kohe subvencionimet e bujqve të cilët janë dëmtuar. /KP /Telegrafi/

Exit mobile version