Site icon Telegrafi

Qeveria: Pa gazsjellës, dëmi i mjedisit jetësor do të jetë më i madh

Qeveria e Republikës së Maqedonisë vazhdimisht i ndjek reagimet e organizatave qytetare dhe për këtë shkak, përmes institucioneve kompetente, do të afrohet drejt planit të ri urbanistik për gazsjellës që kalon nëpërmjet Vodnos.

Me qëllim që të realizohet ky projekt ekologjik me efekt minimal ndaj mjedisit jetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“MER AD Shkup, përpunoi propozim për plan urbanistik të ri, ku në mënyrë të konsiderueshme zvogëlohet mbulimi i hapësirës së drurit në Vodno – me propozimin e ri, mbulimi i intervenimit ndaj hapësirës së druri zvogëlohet për nga 3000 metër kub në 1400. Zvogëlohet edhe në gjerësi nga 25 metra deri në 10 dhe po shmanget intervenimi ku ka dru të trashë. Plani i ri urbanistik ishte publikisht i rishqyrtuar dhe i definuar nga ana përfaqësuesit e institucioneve”, thuhet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë.

Nga Qeveria thonë se nga në këtë moment nuk ka aktivitete për ndërtim në Vodno, kurse makinat janë aty tashmë 4 muaj.

Lexo po ashtu Eko aktivistët kërkojnë të ndalohen punimet në Vodno

“Zhvillohen vetëm aktivitet përgatitore për projektimin e planit urbanistik, me qëllim që të sigurohet një plan i ri urbanistik që do të sigurojë mjedisin jetësor deri në maksimum. Në periudhën e ardhshme janë planifikuar aktivitetet në pjesë ku nuk është paraparë plani urbanistik, gjegjësisht ku nuk ka rrezikim të mjedisit jetësor”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Sipas Qeverisa, plani i ri urbanistik do të ketë harxhime më shumë, por me këtë çmim do të sigurohet dëm më i vogël ndaj mjedisit jetësor.

“Si kompensim e bimësisë së dëmtuar, do të mbjellet bimësi e re më shumë, do të formohet zona të reja në Vodno drejt Matkës, dhe do ta gjelbërojë edhe pjesën jugore”, thuhet në kumtesën e Qeverisë./Telegrafi/

Exit mobile version