Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mos ia vazhdoj mandatin, sekretarit Fitim Krasniqi i cili tash e 15 vite po e ushtronte këtë funksion.
Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka emëruar si ushtrues detyre në këtë pozitë, Arben Krasniqin.
Kështu kanë konfirmuar për Telegrafin përmes një përgjigje nga Zyra e Kryeministrit.
“Ju konfirmojmë se Arben Krasniqi, Drejtor i Sekretariatit Koordinues i Qeverisë, nuk është emëruar Sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit. z. Krasniqi, është caktuar Zëvendësues i Sekretarit të Përgjithshëm në ZKM, deri në emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm në ZKM, apo ndonjë vendimi tjetër, në pajtim me Ligjin për Zyrtarët Publik”, thuhet përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit. /Telegrafi/