Site icon Telegrafi

Qeveria një vit e gjysmë feston festat e administratës së kaluar, Ligji i festave mbetet i paprekur

Qeveria një vjet e gjysmë e shqyrton mundësinë për anulimin e një pjese të ditëve të papuna dhe ndryshimin e Ligjit së festave, dhe në ndërkohë i feston festat e vendosura me nismat e kabinetit të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski. Zoran Zaev edhe para se të bëhet kryeministër, në fushatë zgjedhore, por edhe pasi e mori funksionin e kryeministrit, premtonte ndryshime në Ligjin e festave duke aluduar se janë vendosur festa të “OBRM”-së dhe që duhet të hiqen.

“Qeveria e Maqedoni ende i shqyrton mundësitë për ndryshimet në Ligjin e festave dhe nëse shkon në anulim, do të përfshihet të gjitha palët siç janë organizatat qytetare, përfaqësues të odave ekomomike, dhe do të ketë debat publik. Ndryshime eventuale duhet të jenë në interesin e zhvillimit ekonomik të Republikës së Maqedonisë”, thonë nga Qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fillim të vitit të kaluar, pas njoftimit se do të bëhen ndryshime në Ligjin e festave, qytetarët i mbushën rrjetet sociale me kërkesa që 2 janari dhe 2 maji përsëri të shpallen si ditë jopune, ndërsa Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sqaroi se do të merren parasysh të gjitha kërkesat. Në vend të ndryshimeve në ligj, Qeveria më 25 dhjetor e shpalli 2 janarin si ditë jopune, por vetëm për administratën shtetërore dhe me rekomandim që vendimin ta pranojë edhe sektori privat. Pa njoftim dhe pa arsyetim për vendimin, administratorët fituan edhe një ditë jopune në janar.

Lexo po ashtu Do të dorëzohet kërkesë në Qeverinë e Maqedonisë për shtatë orë punë në ditë dhe dy festa të reja

Edhe nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se nuk është punuar në ndryshimin e këtij ligji.

“Ministria e Punës dhe Politikës sociale deri tash nuk ka bërë ndryshime në Ligjin e festave. Duam të cekim se nëse do të bëheshin përmirësime të rregullativës ligjore, kjo do të ishte me konsultimin e punëtorëve dhe punëdhënësve, ku do të dilnin zgjidhje të përbashkëta më të mira”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale./Telegrafi/

Exit mobile version