Telegrafi

Qeveria një minutë heshtje për Musliun dhe Ivanoviqin

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ndërsa mbledhja ka filluar me një minutë heshtje për vdekjen e veprimtarit Jonuz Musliu dhe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës ka filluar në ora 09:00.

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Jonuz Musliu ishte duke u trajtuar nga një sëmundje në një spital në Turqi, ndërsa vdiq më 18 janar të këtij viti.

Ndërkaq, lideri i iniciativës qytetare serbe ”Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviq është qëlluar për vdekje me armë zjarri më 16 janar në veri të Mitrovicës, para zyrave të partisë së tij.

Ndryshe, Ivanoviq akuzohej për krime lufte të kryera në vitin 1999 dhe për nxitje në vrasje të rëndë dhe tentativë vrasje të rëndë në vitin 2000.

Foto: Ilustrim