Qeveria e Kosovës si asnjëherë më parë është në gjendje kolapsi, pasi që ende nuk është votuar buxheti për këtë vit, kurse në anën tjetër punëtorët e arsimit, shërbyesit civil, mjekët dhe punëtorë të sektorëve të tjera kanë hyrë në grevë.
Por, pavarësisht kësaj, kryeministri Ramush Haradinaj nuk e ka ndërmend të ndalet në emërimin e zëvendësministrave.
Në këtë periudhë krize, Haradinaj ka emëruar edhe një zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Këtë e ka bërë të ditur avokati Besnik Berisha i cili ka thënë se nuk është ai që është emëruar në këtë pozitë.
“Edhe një konsumues buxheti, ama be po ju bej qe s’jam unë,se goxha shume pyetje mora deri me tani. Ishalla po ngopemi me Zëvendësministra, e po i heqim krejt Ministrat”, ka shkruar avokati Berisha.
Duhet theksuar se numri i zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj është afro 80 . /Telegrafi/