Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë ka thirrë mbledhjen korresponduese, (mbledhja elektronike), e 23-ta me radhë, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar vendime nga fusha e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë.
Pasi ka shqyrtuar, Qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e fuqizimit të sektorit financiar. Projektligji i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe miratim.
“Ka marr miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi me të cilin i kërkohet Kuvendit të Republikës së Kosovës të bëjë ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, me ndryshimet dhe plotësimet e bëra.
Vendimi obligon Ministrinë e Financave dhe Transfereve që brenda gjashtë (6) muajve nga kalimi i situatës së pandemisë të hartojë një plan afatmesëm brenda të cilit do të përshtat kufirin e tejkalimeve të përkohshme që do të autorizohen nga Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe t`i sjell ato në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.
Kabineti qeveritar ka miratuar Nismën për negocimin e paketës së marrëveshjeve ndërkombëtare me qëllim të sigurimit të financimit publik për përballimin e situatës së krijuar nga virusi corona (COVID 19), me Institucionet Ndërkombëtare Financiare, si në vijim:
Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim dhe anëtarët e tjerë të Bankës Botërore;
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim;
Fondi Monetar Ndërkombëtar;
Banka Isla mike për Zhvillim;
Agjensionet zyrtare për përkrahjen (financimin) e eksportimit; dhe
Institucionet zyrtare financiare bilaterale të vendeve të jashtme ose të Bashkimit Evropian;
Banka Evropiane e Investimeve.
Kufiri i përgjithshëm i autorizimit të dhënë sipas këtij vendimi për marrëveshjet financiare të huasë është dyqind e pesëdhjetë milion (250,000,000.00 €) ose ekuivalent, me afat të maturimit deri në pesëmbëdhjetë (15) vite dhe me normë të interesi jo më të lartë se tre (3 %) për qind.
Miratimin e Qeverisë kanë marr edhe nismat për lidhjen e Marrëveshjes financiare për IPA 2019, pjesa e dytë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe Marrëveshjes financiare për IPA 2020, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Janë shqyrtuar dhe miratuar nga kabineti qeveritar edhe nismat për lidhjen e Marrëveshjes financiare trepalëshe mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Maqedonisë së Veri ut për vitin 2019, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshjes financiare trepalëshe mes Bashkimit Evropian, Kosovës, Malit të Zi për vitin 2019, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe Marrëveshjes financiare trepalëshe mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Shqipërisë për vitin 2019, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II mes Kosovës dhe Shqipërisë
Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare për Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë luftës Çlirimtare të Kosovës, në shumë prej 161,650 euro, sipas kërkesës së Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, për përmbushjen e obligimeve ligjore të aktiviteteve për zbatimin e të cilave kërkohet mbështetje buxhetore”, thuhet në njoftim.