Site icon Telegrafi

Qeveria ndryshon vendimin, rrit pensionet për veteranët

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që pensioni për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të jetë 170 euro për të gjithë.

Kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se numri i veteranëve të moshës deri në 35 vjeç për të cilët është paraparë pensioni prej 130 eurove ka qenë simbolik, dhe duke pasur parasysh këtë fakt, tani është marrë vendim që pensioni të jetë uniform, transmeton lajmi.net.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti sot në mbledhjen e qeverisë ka thënë se numri i veteranëve deri në moshën 35 vjeç është nën 20 persona, dhe rritja e shumës së pensionit nga 130 në 170 euro edhe për këtë kategori nuk do të paraqes kurrfarë problemi buxhetor.

Kurse, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se veteranët do të mund të fillojnë aplikimin për pensione nga data 1 tetor, kohë edhe kur do të fillojë të bëhet pagesa për ta. /lajmi.net /Telegrafi/

Exit mobile version