Site icon Telegrafi

Qeveria ndërhynë në çështjet e borxheve të Hekurudhave të Maqedonisë dhe ndërmarrjes Eurokompozit

Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim për tejkalimin e problemeve me ndërmarrjen shtetërore ”11 Tetori Eurokompozit” dhe të punësuarve në Hekurudhat e Maqedonisë, xhirollogaria e të cilës mund të bllokohet për shkak të borxheve ndaj MEPSO-së dhe ELEM-it, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Koço Angjushev do të nënshkruar një ujdi ndërmjet Eurokompozit dhe sindikatit SEIR që palët të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre, kështu që edhe ndërmarrja do të vazhdojë me punë dhe punëtorët do të marrin rroga.

Në lidhje me Hekurudhat, Qeveria kërkon që palët të ulen dhe të diskutojnë për të gjetur një zgjidhje, kurse MEPSO ta tërheqë kërkesën për përmbarim me forcë./Telegrafi/

Exit mobile version