Site icon Telegrafi

Ndahen 600 mijë euro për vendosjen e sistemit për mbikëqyrjen e hallkave elektronike që do t’i vendosen dhunuesve

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën janë ndarë 600 mijë euro për vendosjen e sistemit për mbikëqyrjen e hallkave elektronike që do t’i vendosen dhunuesve.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se më 1 korrik 2015, ka hyrë në fuqi Ligji për Mbikqyrjen Elektronike.

“Pavarësisht hyrjes në fuqi, asnjëherë nuk ka pasur përpjekje për zbatimin e tij. Viktimat e dhunës do të jenë më të mbrojtura dhe më të sigurta kurse dhunuesit do të jenë të monitoruar për të parandaluar përsëritjen e njëjtë të veprës së dhunuesit ndaj viktimës ose rastet me fatalitet”, ka thënë Haxhiu.

Diskutimi për hallka monotoruese kishte ndodhur vitin e kaluar.

Haxhiu kishte thënë se asnjë Qeveri deri më tani nuk e ka zbatuar këtë ligj edhe përkundër faktit se ka vite se i njëjti ligj është miratuar në Kuvendin e Kosovës./Telegrafi/

Foto: Ilustrim
Exit mobile version