Mbi pesë milionë, saktësisht 5.054.762 denarë është shuma që është ndarë për Komunën e Manastirit, pas thirrjes publike për programin për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2019, të publikuar nga ana e Qeverisë më 17 maj të këtij viti.
Në përputhje me thirrjen publike dhe rangimin e qyteteve më të ndotura/komuna të cilat do të jenë shfrytëzues të një pjesë të burimeve nga programi për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2019, Komisioni për zbatimin e procedurave për zgjedhje të shfrytëzuesve, vendosi që të ndahen 5.054.762 denarë, me vlerën e së cilës do blihen pajisje, në përputhje me projektin.
Qytetarët do të informohen për objektet, për të cilat do të dedikohen pajisjet./Telegrafi/