Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime.
Kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 252,004 eurove për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan më 21 prill.
Po ashtu, Qeveriaka miratuar nismën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për amendamentimin e Marrëveshjes për Anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore, e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës me Ligjin për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore, dhe shpallur me dekretin datë 30 maj 2009 nga presidenti i Kosovës. /Telegrafi/