UNDP-ja dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kanë ndarë ndarë 39 grante përfituesve të programit të vetë-punësimit, në lokalet e Agjencisë për Zhvillim Rajonal Veri në Mitrovicë.
Grantet i takojnë ciklit të dytë të Programit për Vetëpunësim, me ç’rast 39 të papunësuar do të financohen me 3,000 deri 5,000 euro për të themeluar bizneset e tyre të reja.
Projekti financohet dhe implementohet bashkërisht nga Ministria e Punës, UNDP dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës. /Tribuna Channel/