Telegrafi

Qeveria ndau 70 mijë euro për librin “Reçaku” të William Walker, ministri Rashiq abstenoi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën miratoi vendimin për ndarjen e 70 mijë eurove për promovimin e librit “Reçaku” të ish-ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se libri do të përshkruajë ngjarjet e ndërlidhura me masakrën e Reçakut të paraqitura nga këndvështrimi i ambasadorit Walker.

“Para jush keni propozim vendimin për ndarjen e 70 mijë eurove për hulumtimin, shkrimin, editimin përkthimin dhe shtypjen e librit të memoareve të ambasadorit William Walker rreth masakrës së 15 janarit 1999, në fshatin Reçak dhe peshës historike të kësaj ngjarjeje. Libri do të përshkruajë ngjarjet e ndërlidhura me masakrën e Reçakut të paraqitura nga këndvështrimi i ambasadorit Walker, të treguara nga perspektiva e tij personale si shef i misionit verifikues të OSBE-së”, ka theksuar Kurti.

Edhe pse ky vendim mori miratimin e shumicës, i vetmi që nuk e përkrahu ishte ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili abstenoi. /Telegrafi/