Qeveria ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar dhe miratuar Projektligji i Buxhetit për vitin 2022.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se në buxhetin e vitit 2022 10 milionë euro janë paraparë për blerjen e objekteve që do të shfrytëzohen për ambasada.
“Për herë të parë kemi ndarë 10 milionë euro për blerjen e ambasadave në shtete aleate. Nuk është në rregull që momentalisht vetëm në Belgjikë e kemi objektin tonë të ambasadës”, deklaroi Kurti më pas në një konferencë për media.
Ai nuk ka dashur të tregojë shtetet ky synohen të blihen këto objekte, pasi sipas tij në mënyrë automatike do të rritej çmimi i tyre.
“Nëse ne paralajmërojmë se në filan qyteti do të blejmë ambasadë, automatikisht do të ngritët çmimi dhe do ta blejmë atë më shtrenjtë se që e kemi pritur”.
Kurti megjithatë ka përmendur se ambasadat e para do të blihen në shtetet aleate dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe në vitet tjera të ndahen fonde për ambasada./Telegrafi/