Qeveria e Kosovës në mbledhjen sotme ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Inovacion dhe Ndërmarrësi për periudhën 2019-2023.
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, gjatë propozimit të kësaj Strategjie, tha se kjo do të mundësoj realizimin e objektivave që lidhen me inovacionin.
“Objektivat strategjike janë zhvillimi i një sistemi për inovacion, rritja për inovacion, mbështetja e të rinjve dhe grave në biznese. Synimi i ministrisë sonë është stimulimi i aktiviteteve inovative dhe me miratimin e kësaj strategjie mundëson realizimin e objektivat tona”, tha Beqaj.
Ministri Beqaj në një intervistë për Telegrafin kishte thënë se Strategjia Kombëtare e Inovacionit do t’iu mundësoj bizneseve miliona euro përkrahje. /Telegrafi/