Kryeministri Isa Mustafa ka thënë sot se është i lumtur që qëndrimet e Departamentit i Shtetit, të ekspertëve ndërkombëtarë dhe rezultatet e Komisionit shtetëror, përputhen me rezultatet e Komisionit për matjen e territorit, që dëshmon se Kosova nuk e humb asnjë metër katrorë.
Në mbledhjen e Qeverisë, ka marrë pjesë edhe akademik Hivzi Islami – kryetar i Komisionit për Matjen e Territorit – i cili ka prezantuar raportin për matjen e territorit të Kosovës.
Mustafa tha se me këto rezultate tregohet se nuk humbet asnjë metër e territorit. Këtë raport Mustafa tha se do ta publikojnë në ueb-faqe, e do t’ia dërgojnë presidentit për informim.
Kabineti qeveritar e ka miratuar raportin pas asnjë votë kundër, raporton KosovaPress.