Në seancën e sotme, Qeveria ka aprovuar tekstualisht projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për urbanistikën. Ndryshimet, propozuar nga Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, shënojnë një moment të rëndësishëm pas 30 vitesh, duke rregulluar konvertimin e tokës bujqësore.
Nënvizohet se ndryshimet e reja janë thelbësore për sistemin urbanistik, pasi për herë të parë ndalon konvertimin e tokës bujqësore të klasës kadastrale 1 dhe 2 për ndërtimin e objekteve. Po ashtu, rregullohet më saktë konvertimi i tokës bujqësore të klasës kadastrale 3 dhe 4 për qëllime ndërtimi.
Kjo zhvillim i rëndësishëm ka për qëllim mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të tokës bujqësore, duke siguruar një politikë të qartë dhe efektive në fushën e urbanistikës. Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit është përpjekur të arrije një konsensus në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave për të përmirësuar ligjin aktual dhe për të adresuar sfidat e konvertimit të tokës bujqësore në periudhën e ardhshme. /Telegrafi/