Qeveria e Kosovës me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë ka mbajtur një minutë heshtje për dëshmorët e rënë në luftën për liri.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se sot me përulje kujtojnë të rënët për liri.
Ndërsa e ka quajtur të arritur të Kosovës arritjen e marrëveshjes mes presidentit Thaçi dhe Vujanoviq për demarkacionin mes dy vendeve.
Ai tha se me këtë aneks marrëveshje janë krijuar rrethanat që e drejta e Kosovës në territor dhe janë kriju rrethanat që Kuvendi të jetë unik në ratifikimin e demarkacionit.
Haradinaj tha se Kosova po tregon zotësi qe të gjitha temat e mëdha t’i zgjedh.
Haradinaj tha se kjo zgjidhje meriton përkrahje. Qeveria me unanimitet miratoi aneks marrëveshjen e arritur mes Thaçit dhe Vujanoviqit. /Telegrafi/