Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar propozimin – vendimin që Fana Rugovës, bashkëshortes së presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, t’i lejohet transferi i mjeteve financiare çdo muaj në vlerë prej një mijë euro neto, automjet si dhe një shofer.
Ky vendim erdhi sot në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ndryshe, sot është mbajtur mbledhja e Qeverisë së Kosovës, në të cilën kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për zhvillimet në vend.
Ai foli për çështjen e liberalizimit të vizave, seancat e Kuvendit të Kosovës si dhe për taksën ndaj mallrave serbe. /Telegrafi/