Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë disa vendime.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në fjalimin e tij tha se janë duke shkuar drejt përfundimit të mandatit të plotë të qeverisjes, ku edhe kanë marr mbi 2000 mijë vendime, që nga fillimi i mandatit, transmeton Telegrafi.
Në mbledhje është miratuar edhe vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronave të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes.
“Ushtrinë tonë po e rrisim e po e forcojmë, më shumë buxhet, dinjitet e kushte po i shtohen FSK-së. Sot në përvjetorin e rënies së Zahir Pajazitit do të marrim vendim për dhënien në shfrytëzim për ushtrinë hapësirën në Batllavë në sipërfaqe prej 100 hektarë”, tha ai.
Gjatë mbledhjes janë marrë edhe disa vendime tjera./Telegrafi/