Qeverisa e Kosovës ka njoftuar se ka vendosur që të mbyllen të gjithë kufijtë tokësor përveç shtetasve të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka thënë se të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë do të kontrollohen dhe do të vetizolohen në një periudhë prej 15 ditëve.
Po ashtu u mor vendim që nga 16 marsi të pezullohen të gjitha linjat ajrore.
“Nga 16 marsi pezullohen të gjitha linjat ajrore, përveç atyre ushtarake dhe atyre me ndihmë”, tha Kurti.
“Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen kufijtë tokësor që hyjnë në Kosovë, qytetarët do të kontrollohen dhe do të vetizolohen për 15 ditë”, tha kryeministri.
Tutje, Qeveria ka vendosur që të mbyllen të gjitha kafiteritë dhe restorantet.
“Qeveria ka vendosur që të mbyllen kafet dhe restorante, të gjitha qendrat tregtare dhe të pezullohen të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive në të gjithë Kosovën”, shtoi Kurti.
Pas konfirmimit të dy rasteve me coronavirus, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës, që të respektojnë masat e marra nga Qeveria e Kosovës.
Ai gjithashtu kërkoi që të mos paraqiten në Klinikën Infektive qytetarët edhe nëse kanë dyshime e simptoma të infektimit me këtë virus, por mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 038 200 80 800. /Telegrafi/