Qeveria e Kosovës nesër (e hënë, 8 maj), do të mbajë mbledhjen me temë kryesore demarkacionin.
Në bazë të një njoftimi për medie dërguar nga Zyra e Kryeministrit Isa Mustafa, mbledhja do të mbahet nesër në ora 10:00. Por, aty nuk janë dhënë detaje tjera. /Telegrafi/