Site icon Telegrafi

Qeveria mban mbledhjen e radhës, miraton disa vendime

Foto: Arkiv

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se janë ndarë disa mjete për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, transmeton Telegrafi.

“Vendimin për rialokimin e mjeteve në shumë prej 577,900.00 € në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për zbatimin e Programit “Masat Preventive, Intervenime Emergjente nëpër komuna të ndryshme”, theksohet në njoftim.

Gjithashtu, vendim është marrë edhe për shpronësimin e pronave të paluajtshme ish shoqërore në Suharekë.

“Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme ish shoqërore P. Sh IGK “Ballkan”, Njësia Damper, (ish Kampi “Casablanka”), për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Komunën e Suharekës”.

Tutje, në njoftim theksohet se Qeveria ka ndërmarrë vendim edhe për shpronësim të pronave në Zubin Potok dhe Leposaviq.

“Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut, në pajtim me aktgjykimet e plotfuqishme të gjykatave të Republikës së Kosovës”.

Qeveria po ashtu ka miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për Projektin “Edukimi në Fëmijërinë e Hershme dhe Kujdesi për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.

“Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin KOMPAS – Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

Exit mobile version