Me rastin e vizitës së përfaqësuesit në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel në Kosovë, Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje solemne.
Në kuadër të kësaj vizite, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj dhe kongresmeni i Eliot Engel do të bëjnë homazhe tek Pllaka përkujtimore për viktimat hebraike në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur zyra për informim e Qeverisë së Kosovës.
Në njoftim bëhet e ditur se gjatë ditës Haradinaj dhe Engel do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.