Site icon Telegrafi

Qeveria malazeze ndan pako ushqimore në Gusi dhe Rozhajë

Për të zbutur pasojat negative ekonomike të epidemisë së coronavirusit (COVID-19), dhe veçanërisht për shkak të masave rigoroze epidemiologjike që ishin në fuqi në komunat Rozhajë dhe Gusi, Qeveria e Malit të Zi vendosi t’i ndihmojë banorët e këtyre komunave, njofton rtcg.

“Duke njohur një situatë të tillë dhe nevojën për të ofruar ndihmë, Ministria e Ekonomisë zhvilloi një procedurë të prokurimit publik për 5100 pako me ushqim”, njofton Ministria e Ekonomisë.

Paketat do t’u shpërndahen pensionistëve me pensione më të ulëta, përmes Shoqatës së Pensionistëve, si dhe personave ose familjeve që janë në izolim, thuhet më tutje.

Ministria deklaron se paketat do të shpërndahen në adresën e shfrytëzuesve, sipas kategorive të përcaktuara, përmes Qendrës për Punë Sociale, Shoqatës së Pensionistëve dhe komunave të përmendura. /Telegrafi/

Exit mobile version