Site icon Telegrafi

Qeveria kroate për 20 vite ia ndalon Sheshelit hyrjen ne Kroaci

Politikani serb, Vojisllav Sheshel, nuk guxon të shkel në tokën kroate për 20 vjetët e ardhshme, përndryshe do të arrestohet nga organet e rendit.

Ministria e Brendshme e Kroacisë ka vendosur një ndalim prej 20 vjetësh për të, shkruan e përditshmja kroate Jutarnji List, përcjellë Klan Kosova,

Ndalimi i Sheshelit, pasi që fillimisht u shpall i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, është bërë me Ligjin për të Huajt.

Si c shkruan Jutarnji List, Ligji parasheh që “ndalohet hyrja dhe qëndrimi i të huajve kur vërtetohet se ai person përbën një kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare”.

Ligji përcakton se ndalimi nuk mund të jetë më i shkurtër se tre muaj, ose më i gjatë se 20 vjet.

Exit mobile version