Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se edhe Telekomi i Kosovës është në gjendje të vështirë.
Ai përmes një konference për media ka thënë se janë duke punuar për një zgjidhje për këtë kompani.
“Besoj që për disa ditë do të jem para jush që të tregoj një zgjidhje për Telekomin për të cilin jemi duke punuar. Edhe Telekomi është në gjendje të vështirë si kompanitë tjera, me nënshkrimin e kontratave të dëmshme për vite me radhë, e tash duhet të përballojmë dhe këtë situatë”, ka thënë Hoti.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se mund të ketë nivelizim të pagave për punëtorët e Telekomit të Kosovës. /Telegrafi/