Telegrafi

Qeveria kërkon borxh për vazhdimin e autostradës deri në Merdare

Vazhdimi i ndërtimit të autostradës “Ibrahim Rugova” nga Besia në Merdare nuk do të financohet nga Komisioni Evropianë ashtu siç kishte premtuar. Qeveria e Kosovës ka planifikuar të hyjë borxh për vazhdimin e kësaj autostrade që lidh Kosovën me Serbinë.

Përfaqësues i përhershëm i BERZH-it në Kosovë, Anton Kobakov, ka njoftuar për Tribuna se Qeveria e Kosovës ka aplikuar për financimin e autostradës që lidh Kosovën me Serbinë.

“Ky projekt është duke u shqyrtuar”, ka thënë Kobakov.

Në anën tjetër, në Ministrinë e Infrastrukturës nuk e dinë saktë shumën e këtij projekti edhe pse kanë aplikuar për financimin e tij. Megjithatë, jo zyrtarisht thuhet se vlera e këtij projekti arrin në 200 milionë euro.

Lah Nitaj, këshilltar i ministrit të Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ka thënë se kjo ministri ka përgatitur projektin preliminar për vazhdimin e Autostradës R7, nga Besia deri në Merdare. /Tribuna/