Telegrafi

“Qeveria me kapacitete të vogla dhe ministra të papërvojë” (Video)

Ministrat e Qeverisë Haradinaj, konsiderohen si njerëz pa eksperiencë dhe kompetencë për realizimin e suksesshëm në dikasteret ku janë caktuar, ndërsa Ramush Haradinaj po konsiderohet si kryeministër i dorës së dytë në Kosovë, pasi kryeministër i dorës së parë për ministrat është dikush tjetër!

Rritjen e numrit të ministrive, analisti Behlul Beqaj e sheh si një përmbushje të apetiteve të militantëve.
Ndërsa, deputeti nga LDK, Driton Selmanaj, thotë se kjo Qeveri nuk do të arrijë të kryejë punë më shumë se një vit. Sipas Selmanajt, kjo Qeveri do të rrëzohet për mungesë të vendimmarrjes edhe për temat më të vogla.

Në anën tjetër, deputeti tjetër i LDK-së, Avdullah Hoti, paralajmëron se nga sot e nisën ‘luftën demokratike’ për rrëzimin e Qeverisë.

“Para nesh, në muajt në vijim, detyrë parësore është që të sigurohemi që këta njerëz të etur për pushtet nuk mund të jetësojnë pazaret e arritura me Beogradin; detyrë parësore e jona është që sa më parë të përmbysim këtë Qeveri të turpshme për qytetarët liridashës të vendit“,tha ai.

Kur u pyetën se cilat janë pritshmëritë nga kabineti i ri qeveritar dhe se çka presin nga qeveria e Ramush Haradianj, qytetarët patën përgjigje të ndryshme. Disa thonë se Haradinaj do të jete ai që do t’i sjell ndryshime në Kosovës, e disa të tjerë shprehen pesimist meqë, sipas tyre, asgjë nuk do të ndryshojë për ët mirë. /KP/