Site icon Telegrafi

Qeveria: Ivanov mbetet i robëruar nga përçarjet

Qeveria e Maqedonisë përmes një kumtese ka reaguar ndaj fjalimit të presidentit Gjorge Ivanov. Nga Qeveria thonë se Ivanov mbetet edhe më tej i robëruar nga ndarjet në kohën kur sipas qeverisë, shteti është i kthyer kah sigurimi i mirëqenies së qytetarëve.

Nga Qeveria shtojnë se që nga dita e parë e mandatit kanë bërë thirrje për bashkim, në kohën kur qytetarët kanë treguar pjekuri politike dhe dëshirë që të tejkalohen ngjyrat partiake, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në vend që të sillet në mënyrë shtetërore, sot Gjorge Ivanovi drejtoi mesazhe të cilat ftojnë në ndarje dhe kundërvihen ndaj konceptit të ndërtimit të një shoqërie”, thonë nga qeveria.

Ata më tej shtojnë se shumica qeverisëse do të vazhdojë të largojë vendin nga izolimi dhe ta çojë drejt BE-së dhe NATO-s./Telegrafi/

Exit mobile version