Site icon Telegrafi

Qeveria inicion ndryshime ligjore për të shfrytëzuar Fondin e Privatizimit

Një pjesë e Fondit të Privatizimit mund të investohet në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Blerja e letrave me vlerë nënkupton se mjetet hyjnë në buxhet dhe shkojnë për financimin e projekteve të ndryshme të Qeverisë.

Aktualisht, investimi i fondit prej gjysmë miliardi euro në letrat me vlerë të Qeverisë është i pamundur për shkak të kufizimeve buxhetore.

Por, kjo pritet të ndërrojë shpejt. Ministria e Financave thotë se janë në proces të ndryshimit të Ligjit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për t’i hapur rrugë shfrytëzimit të mjeteve të grumbulluara nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore.

Zyra për informim e Ministrisë së Financave ka konfirmuar inicimin e ndryshimit të Ligjit të AKP-së. /Telegrafi/

Exit mobile version