Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka miratuar propozimi i komisionit përzgjedhës për rekomandim të kandidatëve për anëtarë të bordit të Organi Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP).
Sipas këtij propozimi, Qeveria për anëtarë të këtij bordi i propozon Kuvendit kandidatët: Vjollcë Kurtishaj, Erëleta Popaj, Shqipe Hoti, Ardita Morina, Bujar Lushaku dhe Pranvera Maloku.
Po ashtu, Qeveria ka emëruar bordin e ri të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP). /Telegrafi/