Site icon Telegrafi

Qeveria ia bën me dije Mogherinit: Taksa nuk hiqet pa njohjen e Kosovës nga Serbia

Shefja për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini, në një konferencë për media sot, i ka bërë sërish thirrje Qeverisë së Kosovës që të tërheq taksën prej 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja.

Përkundër këtyre thirrjeve të Mogherinit, Qeveria e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket taksës.

Lexo po ashtu Mogherini: Qeveria e Kosovës të tërheq taksën, nuk pranojmë kufij me ndarje etnike

Halil Matoshi, këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se taksa është vendim i një shteti sovran dhe se kjo taksë nuk hiqet pa njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Tarifa është vendim sovran i një shteti të pavarur dhe Federica Mogherini do të ishte mirë të lobonte te pesëshja e vendeve të BE-së, që t’ia heqin Kosovës embargon në njohje! Qeveria e kupton rolin që e ka ajo, në sensin multilateral, por tarifa nuk hiqet pa njohjen e shtetit të ri nga Serbia, sepse kështu ka vendosur sovrani, pra populli i Kosovës, në mënyrë plebishitare”, ka thënë Matoshi.

Mogherini e ka cilësuar taksën si pengesë e cila po e vështirëson edhe më shumë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Exit mobile version